Evakuohen shkollat për të 7-tën herë, MPB: Paralajmërimet për bomba janë të rrejshme
Kërcënime reale apo lojë me sistemin e sigurisë....

Kërcënime reale apo lojë me sistemin e sigurisë. Kjo është pyetja përgjigjja e së cilës po mbetet enigmë, pasiqë shkollat e mesme u zbrazën për së shati herë me rradhe pas paraqitjeve anonime për vendosje të bombave.
Këto kërcënime sërish kanë arritur në adresa elektronike, ndërsa nxënësit alarmojnë se këto ndodhi janë serioze dhe reflektojnë në procesin arsimor.
“Në mënyrë konstante po humbasim orët mësimore , dhe tani ishte edhe tremujori i parë dhe kishim teste dhe notime . Se si do të ndikojë kjo në vlerësimin tonë nuk e di, por mendoj se këto janë sajber sulme dhe nuk janë reale”.
“Një ditë na thonë se po humbasim orë, të nesërmen se shkolla është e sigurtë, na thonë se nuk do të keët mësim por pas njëzet minutash mësimi fillon sërish dhe kjo na shkakton huti” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.
MPB informon opinionin se pas kontrolleve të nevojshme është konstatuar se bëhet fjalë për paralajmërime të rrejshme.
’’Pas marrjes së kërcënimeve për vendosje të bombave nga nënpunës policor janë ndërrmarrë masa për evakuim të sigurtë nga shkollat, më pas janë kryer kontrolle nga ekipe antiteroristioke dhe është konstatuar se bëlhet fjalë për paralajmërime të rrejshme” – thonë nga MPB.
Edhe Ministria e Arsimit u rekomandoi drejtorëve të shkollave të mesme se janë të obliguar që deri në fund të gjysmëvjetorit të parë ti kompenzojnë orët e humbura. (Flutura Latifi, TVM2)
