Maqedoni

Kriza energjetike, 3000 den. për kategoritë e rrezikuara sociale

11.11.2022 15:25

Qytetarët që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara sociale do të përfitojnë mbështetje financiare,...

Qytetarët që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara sociale do të përfitojnë mbështetje financiare, nga tre mijë denarë, ndihmë për t’u përball me krizën energjetike. Ndihma planifikohet të zgjasë katër muaj.
 
Komisioni për Financim dhe Buxhet shqyrtoi propozim-ligjin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, i cili parashikon paketë të masave kundër krizës si ndihmë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, të cilët deri më tani nuk kanë shfrytëzuar asnjë mbështetje për këtë qëllim.  
 
“Me miratimin e këtij ligji do të miratohet ndihmë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, si: -shfrytëzues të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar; -përfitues të shtesës së veçantë -përfitues të së drejtës së kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar; - persona me aftësi të kufizuar dhe ndryshime të përhershme në gjendjen shëndetësore, të cilët shfrytëzojnë kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, dhe nuk shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, pa pasur nevojë për një ekzaminim kontrolli; -prindër vetëushqyes, shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar; -shfrytëzues të së drejtës së pensionit në lartësi deri 14.000 denarë; -shfrytëzues të së drejtës së kompensimit për dëmtim të lehtë dhe -persona të papunësuar – shfrytëzues të së drejtës së sigurimit material në formë të kompensimit monetar.”, tha Enver Husejin, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale.
 
VMRO me nëntë amendamente kërkon zgjerimin e grupit të qytetarëve të rrezikuar dhe zgjatjen e afatit prej katër në gjashtë në muaj.
 
“Akuzohesha se i frenoja këto masa antikrizë, se nuk i vë në komision dhe nuk desha të reagoj pasi, konsidroja se të gjitha arguimetet duhet t’i ndajmë në këtë plenum që të mund të argumentojmë siç duhet. Ne si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit deshim ti japim shumicës hapësirën eduhur që të mund të sheh amendamentet tona dhe të shprehet si duhet, pasi këto masa antikrizë që propozohen veç kozmetikës dhe ndihmë minimale për një grup të kufizuar nuk të ndihmojë ato.”, tha Bojan stojanoski nga  VMRO-DPMNE.
 
Zbatimi i kësaj mase do t’i kushtojë buxhetit mbi një miliardë denarë. Mjetet për zbatimin e këtij ligji do të sigurohen nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, nga Agjencia e Punësimit dhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Mbështetja financiare do t’u paguhet shfrytëzuesve të kësaj të drejte duke filluar nga muaji i ardhshëm pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, për një periudhë prej katër muajsh radhazi.
 
SHPËTIM NUREDINI