Maqedoni

ASH/VMRO – DPMNE: Qeveria strehoi oligarkun rus Unishqenko

11.11.2022 16:01

Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO–DPMNE akuzon qeverinë për dhënien e shtetësisë, në muajin maj....

Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO–DPMNE akuzon qeverinë për dhënien e shtetësisë, në muajin maj, oligarkut rus i afërt me Putinin, Aleksandar Onishqenko. Aleanca për Shqiptarët thotë se dhënia e shtetësisë është bërë në mënyrë jotransparente, me arsyetimin që Onishqenko të përfaqësojë vendin në sportet e kuajve si profesionistë i fushës. Megjithatë sipas Aleancës, ai si i arratisur nga viti 2016-të kërkohet nga autoritetet ukrainase për pastrim parash, ndërkaq gjendet edhe në listën e zezë amerikane për tenativë sabotimin e fushatës së presdientit Bajden.
 
“Ky është një skandal i madh me pasoja ndërkombëtare që minon drejtpërsëdrejti regjimin e sanksioneve të SHBA-së dhe politikën e jashtme të BE-së. Ky vendim dëmton gjithashtu rrugën tonë për anëtarësim në BE pasiqë mesazhi është se Maqedonia e Veriut përdoret nga kriminelët e kërkuar ndërkombëtarësiht nga shtetet tjera për ta anashkaluar përpjekjen e aleatëve tanë për të izoluar oligarkët e Putinit në mes të agresionit rus ndaj Ukrainës.”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së.
 
Edhe nga VMRO–DPMNE konsiderojnë se Onishqenko s’do përfaqësojë vendin si sportist, por që do të keqpërdor pasaportën për të ikur në shtet tjetër. 
 
“Edhe pse bëhet fjalë për njeri për të cilin janë ngritur hetime për pastrim parash në Ukrainë dhe njeri i cili është në listën e zezë të SHBA-ve, konsiderojmë se nuk do të promovojë sportin, Ai ka kërkuar pasaportën që ti ik ekstradimit, ndërkohë që Maqedonia po fajësohet sërish para vendeve të cilat e konsiderojnë për shtet serioz.”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO–DPMNE-së.
 
Nga ASH ftojën qeverinë që të anulojë vendimin për dhënien e shtetësisë, si dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm Oliver Spasovski si dhe drejtorit për siguri nacionale, i cili me opinion pozitiv për Onishqenkon ka rrezikuar drejtpërsëdrejti sigurinë nacionale.
 
MERALE ISMAILI