Maqedoni
Pendarovski në Paris, fjalim në edicionin “Dalje nga multikriza”
11.11.2022 16:15
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski po merr pjesë në edicionin e 5-të të Forumit të Paqes në Paris...

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski po merr pjesë në edicionin e 5-të të Forumit të Paqes në Paris. Pendarovski morri pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit me titull "Dalja nga multikriza", si dhe mbajti fjalim në një panel ku u diskutu për krizën gjeopolitike, si dhe do të marrë pjesë në panelin "Universalizmi i shkaktuar nga lufta në Ukrainë”. Gjatë fjalimit të tij, presidenti pohoi se RMV shumë gjatë kohë ka qenë në dyert e pritjes për fillim të bisedimeve gjë e cila ka sjellë pasoja të rënda për vendin dhe për të rinjët. Kjo pritje sipas tij ka bërë që shumë të rinjë të mos besojnë në rrugën eurointegruese, dhe kanë filluar ta zbrasin vendin.
“Një nga pasojat më të mëdha që ishin aq gjatë kohë jashtë procesit të integrimeve europiane, është që rajoni po zbrapset. Të rinjët më të menqurit dhe më dinamikët po largohet dhe nuk e shohin prespektivën e tyre në RMV. Në letër ne si Ballkan kemi rreth 18 milion popull, por maksimumi që mund të arrihet në bazë të disa analizave tona është 14 milion, dhe ky process është i pa kthyeshëm por integrimi në BE nënkupton më shumë mundësi për të rinjët tanë që ardhmërin e tyre ta shohin në vendin e tyre, dhe jo jashtë vendit, vetëm për të siguruar një të ardhme më të mirë.”, tha president i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Presidenti Pendarovski poashtu ka realizuar edhe disa takime, si ai me presidentin e Republikës së Estonisë, Alar Karis dhe presidentin e Rumanisë, Klaus Johannis. Pendarovski në të gjitha takimet mes tjerash ka folur për perspektivën evropiane dhe aktualitetin në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.
FITIM KRYEZIU
