Botë
Paris, Kurti takon Borrell dhe Lajçak
11.11.2022 17:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në Paris, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në Paris, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, çështjet e targave ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështjet e tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit.
Kryemisnitri Kurti ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në lidhje me paqen dhe miqtë në vend.
“Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit Kurti.
Konjufca: Kosova nuk do të pranojë kushtëzime nga Serbia
Ndërkohë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dekalruar se Qeveria e Kosovës nuk do të pranojë asnjë kushtëzim të ardhur nga Serbia. Konjufca tha se e gjithë kjo është përpjeke e Serbisë për destabilzimin e vendit, por nuk do ta arrijë.
“Të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë me rrit pensionin në Kosovë ashtu që të thehemi përballë kërkesave të tyre dhe të gjitha vijnë nga Beogradi dhe nga Vuçiq. Qeveria dhe RKS do të sillet në atë mënyrë që të mos pranojë kushtëzime përmes shantazheve e bllokadave dhe përdoronit të forcës nga ana e Serbisë.”, tha Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kosova nuk mund të lëshoj pej përtej kushtetutës së sajë ka thënë Konjufca, duke shtuar senuk do të bëhen veprim pa koordinim me NATO dhe SHBA-të.
GYLTENE SINANI
