Maqedoni

Dibër, hapet zyra për mërgatën

11.11.2022 18:20

Ministri për diasporën e Maqedonisë, Xhemail çupi dhe Kryetari I Komunës së Dibrës Hekuran Duka...

Ministri për diasporën e Maqedonisë, Xhemail çupi dhe Kryetari I Komunës së Dibrës Hekuran Duka sot  nënshkruajtën marrveshjen për bashkëpunim  mes komunës dhe ministrisë të angazhuar për diasporën të cilët hapën edhe zyrën që do të jetë në funksion të mërgimtarëve tanë. Ministri çupi dhe Kryetari Duka thanë se kjo zyrë do të jetë me një rëndësi të veçantë si për komunen edhe për Diasporën, atyre do tu jepër përkrahje si në nxjerjen e dokumentave të ndryshme ashtu edhe në dhenjen e informatave të nevojshme për të cilat kanë nevojë qytetarët tanë.
 
Zyra për përkrahje të diasporës në komunën e dibrës do të ketë të punësuar nga komuna e Dibrës.
 
Në maqedoni prej 81 komunave 23 komuna kanë shpreh vullnet për të hapur zyra për diasporën, ndërkaq marveshje kanë nënshkruar 12 komuna.