Daçiq: Planit Franko-Gjerman i papranueshëm për Serbinë
Planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë pasi ai nis me faktin që Kosova është e pavarur...

Planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë pasi ai nis me faktin që Kosova është e pavarur, ka deklaruar Minsitri i jashtëm serb Ivica Daçiq. Daçiq tha se Serbia nuk mund ta mbështesë një zgjidhje politike se si duhet të duket Kosova si shtet i pavarur nëse nuk zgjidhet problemi i pavarësisë së saj.
“Vendimet tona për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë kanë ndikim në qëndrimin tonë lidhur me Kosovën. Nëse e bëjmë këtë, do t’i zemërojmë paksa shokët tanë të vjetër.”, ka deklaruar Daçiq.
“Serbia rrezikon shumë nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk ka asnjë garanci që kjo nuk do të rrezikojë interesat tona kombëtare. Ne nuk kemi asnjë garanci nga Perëndimi se interesat tona do të mbrohen”, tha shefi i diplomacisë së Serbisë.
