Maqedoni

EMV siguroi gaz, për termocentralet deri në fund të nëntorit

12.11.2022 15:21

Shoqata Aksionare Elektaranat e Maqedonis së Veriut ka siguruar sasinë e nevojshme të gazit natyror...

Shoqata Aksionare Elektaranat e Maqedonis së Veriut ka siguruar sasinë e nevojshme të gazit natyror për funksionimin e termocentraleve Lindor dhe Perëndimor për periudhën 16-30 nëntor 2022.
 
Gazin e siguron Makpetrol me çmimprej 1345 euro për 1000 nm3, thonë nga kompania. Eelektranat e Maqedonis së Veriut, siç thuhet, do të vazhdojë të bëjë blerje të gazit për periudha më të shkurtra kohore për të përfituar nga përfitimi financiar nga ulja e vazhdueshme e çmimit të gazit në treg.
 
"Siç informuam më parë, termocentralet do të vazhdojnë të punojnë me gaz natyror gjatë sezonit të ngrohjes si burimi bazë dhe më miqësor ndaj mjedisit. Ndërkohë, sistemi po përgatitet teknikisht për testimin e përdorimit të një karburanti alternativ, dizelit, si zgjidhje rezervë në rastet kur, përshkak të zhvillimeve gjeopolitike në Evropë, gazi do të bëhej i padisponueshëm në treg ose do të arrinte çmime jashtëzakonisht të larta. Testimi do të bëhet pas sigurimit të të gjitha lejeve përkatëse nga institucionet kompetente dhe respektimit të atributeve për procedurën", thuhet në njoftimin e Shoqatës Aksionare Elektranat e Maqedonis së Veriut.