Maqedoni
Incident, babai i pacientes sulmon fizikisht mjekun
12.11.2022 15:57
Në Qendrën urgjente tetë shatori në Shkup është rrahur një mjek...

Babai i një paciente ka konsideriar se vajza e tij duhet të ketë trajtim mjeksor tjetër dhe fillimisht në mënyrë verbale dhe më pas fizikisht e ka sulmuar mejkun kujdestar. Nga MPB e konfirmuan incidentin që ka ndodhur më 25 tetor. Punohet në zbardhjen e tij. Ministria e Shëndetësisë e dënoi rastin.
Drejtori i spitalit thotë se ekipet kujdestare iu ndihmojnë 200 pacientëve gjatë 24 orëve.
“Mjekët dhe personeli mjeksor janë një ekip dhe ata kanë shum pacientë. Unë u bëj thirrje të gjithë pacientëve se të gjithë ne jemi pacientë, të respektohen punonjësit mjekësor se nuk e kanë të lehtë se për 24 orë ka shumë pacientë . Ndonjëherë edhe durmi dhe koncentrimi humbet, dmth duhet pasur kujdes respektin dhe etikën ndaj personlit mjekësor”, u shpreh drejtori i spitalit 8 Shtatori, Kristijan Kostov.
Nga oda e mjekëve thonë se dhuna është problem serioz me të cilin përballen mjekët gjatë aktivitetve të tyre dhe kërkojnë masa urgjente për përmërsimin e gjendjes. Sipas të dhënave që posedojnë nga 1601 mjek të anketuar 77.9 përqind janë përgjigjur se kanë pasur sulm verbal apo fizik në vendin e punës.
76 përqind kanë pasur ndonjë lloj të dhunës gjatë vitit të kaluar. Nga oda e mjekëve thonë se duhet të ketë ndryshime në kodin penal me çka sulmi në vendin e punës do të trajtohet si sulm ndaj pesonit zyrtar.
FLUTURA LATIFI
