Maqedoni

LSDM: E Majta kërcënim real për të ardhmen evropiane

12.11.2022 16:51

E majta dhe Dimitar Apasiev kanë një agjendë të qartë për të penguar rrugën drejt BE-së...

E majta nuk duhet nënvlerësuar, sepse me kalimin e kohës ajo dhe Apasiev do të marrin peng Hristian Mickoskin. Mickoski është i dobët, nuk ka vizion, nuk ka qëndrim, ai është thjesht një pasardhës i Nikolla Gruevskit. Por, për këtë, me rritjen e kërcënimit nga e majta, Mickoski bëhet gjithnjë e më ekstrem, thonë nga LSDM.
 
“Apasiev dhe Levica janë kërcënimi real për të ardhmen evropiane të vendit. Politika e tyre nuk do ta bëjë vendin më të fortë, por më të dobët nëse ndalemi në rrugën drejt BE-së. Ndihma nga BE do të ndalet, nuk do të kemi qasje në fondet evropiane, do të mbizotërojë pasiguria, të rinjtë do të ikin në vendet e tjera evropiane. Identiteti maqedonas do të vihet sërish në dyshim. Gjithçka që kemi arritur deri tani do të humbasë”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.