Maqedoni

Kontorlle për pasaportën e Onishçenkos, do të analizohen informatat tjera

12.11.2022 17:09

Pas zbardhjes së rastit për dhënien e shtetësisë maqedonase për oligarkun ukrainas...

Pas zbardhjes së rastit për dhënien e shtetësisë maqedonase për oligarkun ukrainas me preardhje ruse Oleksandar Onishçenko. Qeveria do të analizojë se a ka aspekte të tjera që është dashur të mirren parasysh. Kryeministri Kovaçevski thotë se Qeveria i ka dhënë ukrainasit shtetësinë maqedonase në bazë të raporteve pozitive nga katër institucione. 
 
“Në bazë të vendimeve pozitive Qeveria ke vendosur që të jipet shtetësia. Ne si Qeveri do të kërkojmë që të analizohet se a ka informacione tjera negative që duhet të mirren parasysh”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Ukrainasi i cili ka qënë në listën e zezë të sanksioneve të SHBA ve dhe kërkohet nga shteti i tij amë, shtetësinë maqedonase e ka fituar në maj të vitit të kaluar dhe ka garuar edhe në garën me kuaj. Ministri i Punëve të brendshme Spasovski, thotë se ndaj Onishqenkos nuk është shpallur  fletarrest ndërkombëtarë por njetë si Kryeministri edhe ai topin ua hudh institucioneve të cilat kanë dhënë mendim pozitiv. 
 
“Nuk është shtetësi që e miraton MPB ja por Qeveria. MPB I mledh të gjitha dokumentet . Bëhet fjalë për lëndë që ka marrë vlersim pozitiv nga katër institucione relevante. Në fund i dorëzohet Qeveriës dhe Qeveria posedon të drejtën diskrecioanle të jep apo të refuzojë shtetësinë e cilitdo që aplikon”, theksoi ministri i Punëve të brendshme Oliver Spasovski. 
 
Zbardhja e këtij rasti shkaktoi regim të ashpër të opozitës e cila kërkon përgjegjësi. Ky skandal konfirmon se Agjensioni për siguri kombëtare është nokautuar dhe se kriminaliteti ka hyrë fuqishëm në institucione thonë nga VMRO DPMNE. Sipas tyre kjo tregon se drejtori i Agjensionit për siguri kombëtare Dimovski nuk guxon të jetë ambasador në Francë. 
 
FLUTURA LATIFI