Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Nuhiu: Me mospërmbushjen, kostoja e lartë
12.11.2022 17:45
Kostoja e mos ndryshimit të kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të do të jetë e lartë...

Kostoja e mos ndryshimit të kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të do të jetë e lartë, vlerëson politikologu Qani Nuhiu. Sipas tij kjo do të rezultonte me ngecje të rrugëtimit eurointegrues të vendit dhe jo vetëm, por në thelb do të gjunjëzonte shtetin dhe cënonte vizion qytetar për një të ardhme të sigurt dhe prosperuese. Andaj sipas Nuhiut, vendi, do të duhet që obligimin e marrë nga Evropa ta kaloj me sukses për të evituar skenaret e zymta.
“Kostoja do të ishte ajo që nuk do të kishte vazhdim të procesit të integrimit, do të kish përkeqësim të jetës së qytetarëve, do të kishte rrënie të cilësisë së jetesës e kështu me rradhë, pra mendoj se Maqedonia nuk mund t’ia lejojë luksin vetvetes të mos i miratojë ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese”, u shpreh politikologu Qani Nuhiu.
Ndryshimet kushtetuese, Nuhiu: heqja e 20%-it e drejtë legjitime
Sipas Nuhiut edhe kërkesa për heqjen e 20%-it është legjitime dhe esenciale që njëkohësisht do të reflektonte pozitvisht në rritjen e stabilitetit dhe kohezionit brenda në shtet. Sipas tij përmbushja e kësaj kërkese duhet koridnuar me faktorin ndërkombëtarë.
“Gjithsesi duhet të insistohet që të mos preket substanca e Marrëveshjes së Ohrit, ajo që është pra parimi I badinterit edhe përbërja e komitetit për marrëdhënie ndëretnike të cilat megjithatë janë si mekanizëm I stabilitetit institucional edhe politik në vend”, theksoi Nuhiu
Për ndryshimet kushtetuese, nevojiten 80 vota të deputetëve, e të cilat për momentin janë të paaritshme si pasojë e kundërshtimeve të VMRO – DPMNE-së si dhe opozitës shqiptare të cilët kushtëzojnë futjen e bullgarëve me heqjen nga kushtetuta të 20% për gjuhën shqipe.
MERAL ISMAILI
