Botë
Shqipëri: Оpozita në protestë, kërkon largimin e Ramës
12.11.2022 18:03
Që prej orës 16.00 e deri në orën 19.00 opozita ka mbajtur protestën e paralajmëruar prej disa ditësh...

Që prej orës 16.00 e deri në orën 19.00 opozita ka mbajtur protestën e paralajmëruar prej disa ditësh. Të organizuar nga Sali Berisha i Partisë Demokratike dhe Ilir Meta I Partisë së Lirisë, protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë, dyert kryesore të së cilës janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar.
Në fillim fjalën e kanë mbajtur politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile, fermerë, të papunë e studentë.
Kauza e zgjedhur kësaj here nga opozita ishte shpopullimi i Shqipërisë, ndërsa protesta filimisht ka qenë e qetë por është përshkallëzuar në momentet e fundit, kur protestuesit tentuan të ndiznin qirinj për të gjithë ata që sipas opozitës i vrau shteti.
Mneodhet se për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar 1500 efektivë të policies dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Sali Berisha e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të përballet me drejtësinë nga sovrani, ndërsa e akuzoi për largim masiv të shqiptarëve, të cilët sot në botë po identifikohen si popull i gomoneve, duke iu referuar në këtë mënyrë emigrantëve që ikin drejt Anglisë.
Berisha e akuzoi për varfërim të të gjithë qytetarëve duke i vjedhur, dhe e krahasoi me diktatorin Enver Hoxha. Sipas tij, Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë.
Të njëjtat akuza i adresoi më herët edhe aleati i tij Ilir Meta, duke i kërkuar llogari për situatën e rëndë ekonomike.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij nga protesta është ndalur edhe në krizën ekonomike. Meta tha se çmimet në vendet e rajonit janë shumë herë më lirë se në vendin tonë, ndërsa pagat më të larta.
Ai shtoi se miliona euro të ardhura që vijnë nga rritja e çmimeve grabiten nga koncensionet. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk po i mbështet shqiptarët në këtë kohë krize, por po e çon vendin drejt greminës financiare.
LULJETA NDOKA
