Basketboll

Jamal Crawford ia solli fitoren Clippersit. Kevin Durant mund Minessota-n

27.01.2015 11:57

Të gjithë të pranishmit, në sallën Staples Center, as që kishin menduar se Jamal Crawford, do të bëhet lojtari i ndeshjes...

Ngase ai dy çerekët e parë nuk shënoi asnjë pikë dhe në të tretën luajti vetëm me dy pikë. Por, magjia filloi në çerekun e fundit kur timonin e morri Crawford dhe shënoi 21 pikë për t’ia sjellë fitoren skuadrës së tij, me rezultat 102-98.
 
Jamal, ndeshjen e përfundoi me 23 pikë, e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Matt Barnes me 18 sosh. Bilanci i Los Angeles Clippersit, u bë 31-14, që gjenden në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore.  
 
Oklahoma City Thunder nuk e vërejti mungesën e superyllit, Kevin Durant, duke i mposhtur ujqit e Minnesotës, me rezultat 92-84. Russell Westbrook 18 pikë Andrew Wiggins 23 pikë.
 
Truri i Oklahomës, Kevin Durant, kishte pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen kundër Clevelandit, për të munguar dje ndaj Minnesotës.
 
Por, kjo nuk ndikoi tek Oklahoma dhe lojtarët e saj, të cilët ishin të koncentruar në ndeshje, krahas startit të dobët të Westbrookut, i cili bëri në fillim ca gabime të thjeshta.
 
Megjithatë, Russell Westbrook, u këndell menjëherë, për të luajtur rolin kryesor në fitoren e rrufesë ndaj ujqëve të Minnesotës, duke i mposhtur me rezultat 92-84.
 
Westbrook, shënoi 18 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, derisa u ndihmua nga Sergie Ibaka, me 13 pikë, ku ky i fundit ishte i pakalueshëm në fazën e mbrojtjes duke fituar 19 kërcime.
 
Kjo ishte fitorja e 23-të e Oklahomës, të cilët kanë 22 humbje në Konferencën Perëndimore.