Maqedoni
Osmani: U dakorduam të aktivizohen grupet e punës
12.11.2022 18:21
Nuk më pëlqejnë marrëdhëniet e fundit me Republikën e Bullgarisë dhe disa qëndrime të partive politike...

Nuk më pëlqejnë marrëdhëniet e fundit me Republikën e Bullgarisë dhe disa qëndrime të partive politike.
Fillojnë kështu, pastaj bëhen pengesë në rrugën tonë evropiane, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, pas vizitës së ministrit në Sofje dhe në vendet baltike.Janë dakorduar që komunikimi të jetë intenziv dhe i vazhdueshëm për mos të krijuar hapësirë që dikush tjetër të ndërhyjë.
“Kemi rënë dakord që menjëherë të aktivizohen grupet e punës sektoriale dhe ekipet nga të dyja ministritë që të bëjnë një kalendar për mbledhjet e pesë grupeve të punës, të cilat do të takohen një herë në muaj. Tashmë kemi rënë dakord të hënën që të mbajmë një forum biznesi me Bullgarinë këtu në Shkup dhe presim që një numër i madh i biznesmenëve nga Bullgaria të vijnë në Shkup, ne këtu komunikojmë me kompanitë dhe odat tona.Për herë të parë pritet të shënojmë 1 miliard euro tregti këtë vit, tashmë jemi 800 milionë”, u shpreh minsitri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
Osmani: Vendet baltike mbështesin antarsimin në BE
Osmani tha se gjatë vizitës në Lituani, Estoni, Letoni ka gjetur mbështetje sa I përket antarsimit të vendit në BE deri në vitin 2030.
“Kishte mirëkputim dhe mbështetje të qëllimit tonë që deri në vitin 2030 të jemi antare e BE-së ,gjegjësisht të gjithë u shprehën se kjo është apsolutisht e mundur sipas asaj që RMV deri më tani e ka arritur”, theksoi Osmani.
Sa i përket Ligjit të ri për shoqata dhe fondacione i cili do të shkojë për shqyrtim në Komisonin e Venecias,Osmani tha se nëse e kalon filtrin e këti Komisoni dhe merr verifikim ndërkombëtarë do të nënkupton se ata që mendojnë ndryshe do të mbesin pa argumente.
FLORIE BELULI KAMBERI
