Maqedoni

Transporti, kontrollë qytetare e transportuesve

12.11.2022 19:16

Qytetarët në kohë reale do të mund të kontrollojnë se çfarë licencash dhe lejesh kanë transportuesit...

Qytetarët në kohë reale do të mund të kontrollojnë se çfarë licencash dhe lejesh kanë transportuesit dhe veturat që i shfrytëzojnë. Aka shoferi që bën transportin çertifikatë adekuate. Qeveria prezentoi veb platformën që në mënyrë elektronike të këmbehen  informata për kontrolle dhe përgjegjësi më të madhe  gjatë transportit vendor dhe ndërkombëtar. 
 
“Mundësohet qasja elektronike deri te evidenca e  transportuesve, të dhëna për licenacat e tyre,  për vetuart që posedojnë këto kompani si dhe të dhëna për çertifikatat e licenacave si dhe të dhëna për shoferët e punësuar”, u shpreh ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski.
 
Nëse do të jetonim në kohë ideale ku t ë gjithë i respektojnë ligjet sistemi nuk do të nevoiteshte të funksionon. Në këtë mëynrë Ministri për transport e filloi përgjigjen në pyetjen se a po bëhet kjo nismë për shkak të fatkeqësisë së Besa Transit ku humbën jetën 44 udhëtarë. E haoi kutinël e pandorës për keqpërdorimet gjatë ushtrimit të transportit përmes çertifikatave të rrejshme dhe licencave për çka ka ende shum pyetje por shum pak përgjigje. 
 
“Nga Inspektorati janë dhënë të gjitha informatat e nevojshme gjatë hetimit, dhe ne presim që epilogu të mbarojë në gjykatë”, theksoi drejtori i inspektoratit shtetëror të transportit Gajur Rushiti.
 
“Kolegët që ishin këtë natë në ndrrim u bë kontroll i brendshëm, iu nënshtruan proceduarve disciplinore dhe menjëherë u suspenduan nga puna”, u shpreh drejtoresha në drejtorinë doganore Sllavica Kutirova.
 
Qeveria tani e tutje bën të ditur se menjëherë përmes veb portalit publik e transporti do të vërtetohet validiteti i dokumentacionit të transportuesve,  që të parandalohen aktiviteetet jolegale të të gjithë pjesmarrësve në transportin e udhëtarëve dhe mallrave. 
 
FLUTURA LATIFI