Botë

Ukrainë: Festohet në Kherson, pas tërheqjes së forcave ruse

12.11.2022 19:34

Festohet në Kherson pas tërheqjes së trupave ruse nga e vetmja qendër rajonale e pushtuar në luftë...

Festohet në Kherson pas tërheqjes së trupave ruse nga e vetmja qendër rajonale e pushtuar në luftë dhe ripozicionimit të tyre në bregun e majtë të lumit Dnieper. Banorët u mblodhën në sheshin qendror të qytetit ku u ekzekutua himni kombëtar i Ukrainës.
 
“Përshëndetje Kherson, kemi duruar, kemi pritur, të kemi pritur vetëm ty për të ardhmen tonë. E kuptoj që ju mungojnë shtëpitë tuaja dhe dëshironi të ktheheni atje sa më shpejt të jetë e mundur, por miq ju lutemi prisni pak, është shumë e pasigurt këtu për momentin ka një probabilitet të lartë që armiku të gjuajë në zonat e banuara që ende nuk janë të deokupuara”, shprehet qytetari.
 
Sekretari amerikan i Shtetit Blinken u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës në margjinat e samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në Phnom Penh.
 
“Ne po takohemi në një kohë kur Ukraina sa po çliroi qytetin e Khersonit në rajon. Mbështetja e fortë që Ukraina ka nga vende të botës, duke përfshirë sigurisht mbështetjen e SHBA-së, e cila do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Siguria humanitare ekonomike“, theksoi sekretar amerikan i shtetit Antony Blinken.
 
Ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba akuzoi Moskën se po luan lojëra urie me botën pasi bllokon eksportin e drithit nga portet ukrainase në Detin e Zi. Ai kërkoi mbështetje politike dhe materiale për Ukrainën.
 
“Vetëm së bashku do të mund të fitojmë për të dëbuar Rusinë nga Ukraina. Ne jemi në rrugën tone, kjo po vjen dhe fitorja jonë është fitorja jonë e përbashkët, fitorja e të gjitha kombeve paqësore në mbarë botën“, u shpreh ministër i jashtëm i ukrainës Dmytro Kuleba.
 
Të paktën 7 ura, 4 prej të cilave kalojnë lumin Dnieper, u shkatërruan në 24 orët e fundit. Nuk dihet se kush i shkatërroi urat, por gjithçkan dodhi pasi forcat ruse u tërhoqën nga bregu perëndimor i Dnieper. Rusët njoftuan se qyteti i Genichesk do të funksionojë si kryeqyteti i përkohshëm i rajonit Kherson. Ndërkohë, Ukraina filloi ndërtimin e një muri betoni nëkufirin me Bjellorusinë.
 
FLUTURA LATIFI