Botë

Poloni, 70 vjet nga çlirimi i Auschwitzit

27.01.2015 12:03

Në ish-kampin e vdekjes në Auschwitz të Polonisë do të mbahet sot një ceremoni, për të shënuar 70 vjetorin e çlirimit të hebrenjve të gjallë nga forcat sovjetike...

Këto të fundit kanë hyrë në kamp më 27 janar të vitit 1945. Disa qindra të mbijetuar të Auschwitzit pritet të jenë në mesin e atyre që do të ndjekin ceremoninë e sotme. 
 
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur të hënën në Berlin para një grupi të të mbijetuarve të holokaustit. Ajo ka thënë se është turp që hebrenjtë në Gjermani janë përballur me fyerje, kërcënime ose dhunë.
 
Në Aushwitz kanë vdekur mbi 1 milionë të burgosur, 90 për qind e të cilëve hebrenj.