Maqedoni
Të hënën mbledhje e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
13.11.2022 15:09
Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shqipërisë....

Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në orën 10:30 do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në orën 10:45 do të jetë takimi ballëpërballë mes tyre, për të vijuar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fjalën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare.
Konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00, me transpetim të drejtpërdrejtë në TVM 2, e për të mbyllur vizitën më pas në orën 14:10 me një foto të përbashkët.
