Maqedoni
Kovaçevski : Shkupi frymon si qytet i lirë
13.11.2022 15:25
Me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot, dërgoi urime për qytetarët.
“Sot festojmë 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit. Ditë kur kujtojmë heroizmin, kur përkulemi para viktimave dhe luftëtarëve që luftuan trimërisht për çdo rrugë të qytetit, dhe në këtë ditë 78 vjet më parë u sollën qytetarëve të Shkupit lirinë e shumëpritur. Që nga ajo ditë Shkupi frymon si qytet i lirë. Në emmrin tim dhe në emër të Qeverisë, shpreh respekt të thellë për të gjithë ata të cilët e dhanë jetën e tyre për lirinë e Shkupit dhe për të gjithë ata luftëtarë të cilët janë dëshmi e ditëve më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit.
Urime dhe na qoftë përjetësisht 13 Nëntori – Dita e Çlirimit të Shkupit”, thekson Kovaçevski në urimin.
