Botë
Demokratët ruajnë kontrollin e Senatit pas fitores vendimtare në Nevada
13.11.2022 15:57
Demokratët ia dolën të mbajnë kontrollin e shumicës së Senatit të SHBA-së...

Demokratët ia dolën të mbajnë kontrollin e shumicës së Senatit të SHBA-së pasi fituan një garë të rëndësishme në shtetin e Nevadës.
Demokratët do të kenë tani 50 vende në Senat, me republikanët aktualisht me 49. Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ishte tepër i kënaqur nga rezultati. Shteti i mbetur, Xhorxhia, do të kalojë në balotazh në dhjetor.
Rezultati është një goditje e madhe për republikanët, të cilët shpresonin për një përplasje elektorale që do të sillte kritika të ashpra ndaj presidentit Biden dhe demokratëve të tij. Kontrolli i Senatit është një fitore e rëndësishme për Biden, i cili del i forcuar nga zgjedhjet afatmesme, të cilat shkuan përtej pritshmërive dhe precedentëve historikë për partinë.
Në rast se Senati ndahet në mënyrë të barabartë midis dy partive, zëvendëspresidentja Kamala Harris ka votën vendimtare.
