Maqedoni

Ligji për shoqatat dhe fondacionetv, VMRO-DPMNE: Qeveria ka strandarde të dyfishta

13.11.2022 16:13

VMRO DPMNE thotë se nuk frikësohet nga mendimi i Komisionit të Venecias...

VMRO DPMNE thotë se nuk frikësohet nga mendimi i Komisionit të Venecias, por përkujtojnë se kur një ligj miratohet në  Kuvendi me shumicë votash, ai duhet të zbatohet nga Qeveria pa kundërshtime.
 
Opozita akuzon ministrin e jashtëm , Bujar Osmani, se ka “guxuar” ta dërgojë ligjin për shoqatat dhe fnodacionet  në Komisionin e Venecias , edhe pse ndryshimet në Kuvend janë mbështetur si nga deputetët e qeverisë ashtu edhe nga opozita. 
 
“Kujtojmë në të kaluarën kur kishte ligje që kishin komente nga Komisioni i Venecias për ligjet që u përshtateshin, ato komente të Komisionit të Venecias në atë kohë nuk ishin të rëndësishme për ta. Këto janë standardet e dyfishta të kësaj qeverie, ndaj ai do të bënte lista se cilat festa do t'i kishim festuar së bashku me Bullgarinë, në vend që t'i përgjigjej retorikës brutale që Bullgaria ka ndaj nesh. Pa asnjë votë kundër, deputetët miratuan ndryshimet në ligjet për shoqatat dhe partitë politike”, u shpreh deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska.