Maqedoni
ESM: Ngrohtoret punojnë, ka vonesë të faturave
13.11.2022 16:29
Tre ngrohtoret në Shkup punojnë pa pengesa dhe ofrojnë energji termike...

Tre ngrohtoret në Shkup punojnë pa pengesa dhe ofrojnë energji termike, siguron furnizuesi i ri ESM. Sqarojnë se ka vetëm vonesa në përpilimin e faturave për shkak të kompletimit të të dhënave dhe respektimin e procedurave, por të njejtat do të dorëzohen deri në fund të muajit.
Nga ESM qetësojnë se shfrytëzuesve do të ju lënë afat të arsyeshëm për pagesë pa u llogaritur normë interesi.Qytetarët ankohen edhe në problemin me dërgesën e faturave për shfrytëzuesit e energjesë ngrohëse. Edhe për ata nuk do të ketë normë interesi për vonesat.
“Shfrytëzuesit tanë, fakturën e parë do ta marrin periudhën e ardhëshme me disa vonesa sa i përket datës kur rregullisht i kanë marrë fakturat.Me marrjen e fakturës së parë do të kenë afat të mjaftueshëm që është nënvizuar edhe në fakturë ,si ti paguajnë ato pa u llogaritur çfardo norme interesi”, u shpreh ndihmës drejtorja në SH.A. ESM, Aleksandra Marojeviq.
Për shfrytëzimin e dizelit si lëndë alternativë për ngrohtoret , kompania akoma nuk ka dorëzuar kërkesë që të marrë leje.
“Shfrytëzimi i dizelit është lëndë djegëse alternativë e paraparë me ligj dhe prodhuesi patjetër të ketë rezerva. Mazuti në rajonin tonë nuk është i disponueshëm ndërsa dizeli është dhe gjendet më shumë në rezervat shtetërore.Në rast të krizës të furnizimin me gaz natyror si pasojë e lëvizjeve gjeo-politike që nuk varet nga ne ,ne duhet që të jemi të gatshëm në afat sa më të shkurtër të ndryshojmë lëndën djegëse nga gazi natyror të kalojmë në dizel”, theksoi Marojeviq.
Deri më tani janë nënshkruar marrëveshje me mbi 11200 shfrytëzues.
FLORIE BELULI KAMBERI
