Maqedoni

Çmimi i energjisë elektrike, Bislimovski kundër rritjes së çmimit në 2023-shin

13.11.2022 16:45

Kryetari i Komisonit Rregullator për energjetikë, Marko Bislomovski...

Kryetari i Komisonit Rregullator për energjetikë, Marko Bislomovski, në një intervistë për Evropën e Lirë ,u shpreh se është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrikë nga janari i vitit 2023.Është koha kur duhet të ndalemi dhe të analizojmë situatën dhe pastaj të miren vendime tha Bislimovski. 
 
“Jam kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Fillimisht duhet të bëjmë analiza, të shohim se si sigurohen nevojat e konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive në tregun e rregulluar dhe si është plani që ato të sigurohen vitin e ardhshëm... Duhet të ndalemi pak, të analizojmë se çfarë ka ndodhur në vitin 2022, cili është plani për vitin 2023 dhe pastaj të marrim vendimet e duhura. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme tani është të shihet ndikimi i futjes së strukturës së blloqeve familiare. Besoj se një numër i madh i amvisërive kanë investuar në efiçiencë energjetike dhe në mënyra të ngrohjes që sigurohen me konsum më të ulët të energjisë elektrike . Konsumi i reduktuar do të mundësojë që  ESM, të jetë  teprica të energjisë elektrike që do t’I shesë  në tregun e lirë me çmime më të larta. Pra, nëse do të kuptonte minuset në tregun e rregulluar, duke e shitur atë në tregun e lirë, do t'i mbulonte ato minuse”, u shpreh Kryetari i Komisonit Rregullator për energjetikë, Marko Bislomovski.
 
Njoftoi se planifikojnë të vendosin bllok tarifa për energjinë elektrike për kompanitë në tregun e rregulluar, ashtu siç janë për qytetarët. Tarifa më e shtrenjtë mund të jetë me çmime më të larta se çmimet e tregut për të mos lejuar që kompanitë që janë në tregun e lirë të kthehen dhe të konsumojnë energji elektrike më të lirë që është dedidkuar për qytetarët dhe kompanitë e vogla.
 
FLORA LATIFI