Maqedoni
Ligji për shoqatat dhe fondacionet, Kovaçevski: Do e shqyrtojmë në seancë qeveritare
13.11.2022 16:59
Prej momentit kur Ministri i Drejtësisë Tupançevski paralajmëroi se para Komisionit të Venecias...

Prej momentit kur Ministri i Drejtësisë Tupançevski paralajmëroi se para Komisionit të Venecias do të gjindet ligji i ri për shoqatat dhe fondacionet, i cili është në përpunim e sipër, nuk reshtin reagimet marë parasysh faktin se ndryshimet ligjore për ligjin në fjalë u votuan pa asnjë votë kundër vetëm para pak kohësh . Kryeministri Kovaçevski i prerë. Vendimi nuk do të shkojë në kontroll në Komision.
Ai konsideron se si shtet kemi ndërtuar kapacitet të lartë demokratik për mbrotjen e të drejtave të njeriut, por edhe skriningu bilateral do të fillojë proces ky legjislativa jonë është nën thjerrëzën e Brukselit. Por Kovaçevski paralajmëroi se Qeveria do të bisedojë për ndryshimet e mirataura nga Kuvendi.
“Në seancë qevritare do t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet e ligjit për shoqatat qytetare i cili u miratua njëzëri nga të gjithë deputetët. Më pas do të shihet rrjedha e diskutimit, sa i përket asaj se cilat pjesë të ligjit duhet rishikuar atëherë mund të sjellim edhe vendim. Për momentin ky ligj është në fuqi . Ligjin e ri nuk do ta kisha dërguar në Komision”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ligji për shoqatat dhe fondacionet, VMRO-DPMNE: Ligji u votua, qeveria ta zbatojë
Nga opozitarja VMRO DPMNE thonë se nuk frigohen nga mendimi i komisionit të Venecias, por përkujtojnë se kur Kuvendi miraton një ligj, detyrë e qeverisë është ta zbatojë pa asnjë kundështim
“Në të kaluarën kur kishte ligje që kishin komente nga Komisioni i Venecias për ligjet që u përshtateshin, ato komente të Komisionit të Venecias në atë kohë nuk ishin të rëndësishme për ta. Këto janë standardet e dyfishta të kësaj qeverie, ndaj ai do të bënte lista se cilat festa do t'i kishim festuar së bashku me Bullgarinë, në vend që t'i përgjigjej retorikës brutale që Bullgaria ka ndaj nesh”, theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska.
Për Ministrin Osmani është mirë ligji të dërgohet në vlerësim sepse kështu vendi do të ketë argument kundër Bullgarisë e cila para institucioneve ndërkombëtare ngriti fushatë se në vendin tonë shkelen të drejtat e njeriut.
FLUTURA LATIFI
