Maqedoni

Kriza ekonomike, çmimet e produkteve ushqimore të larta

13.11.2022 17:41

“Cmimet e larta pamundësojnë qytetarët që të blejnë sasinë e nevojshme të produkteve në treg...

“Cmimet e larta pamundësojnë qytetarët që të blejnë sasinë e nevojshme të produkteve në treg. Këtë e konfirmojnë edhe shitësit ,të cilët thonë se ka pak blerës të cilët blejnë sasi të vogla produktesh”.
 
Gjendja me cmimet e produkteve ushqimore nuk është e favorshme. Qytetarët të rënduar ekonomokisht mezi I përballojnë rritjes së vazhdueshme të cmimeve. 
 
Qytetarët: Pagat, për të mbijetuar
 
Ata njëherit thonë se shteti nuk mund të kontrolloj rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe e pësojnë më shumë ata që kanë vetëm një rrogë në shtëpi.
 
“Cmimet janë të larta pak por edhe nuk janë. Sepse ne nuk e kemi mallin tonë psh mandarinat i kemi prej jashtë se spanaku nuk është shumë shtrejt kundra harxhimeve që i kanë bujqit. Edhe rrogat janë të ulta nuk janë në nivelin që duhet të jenë”, shprehet qytetari.
 
“Cmimet janë të tmerrshme nuk kam koment sepse  këtu në vendin tonë njeriu nuk vlerësohet si njeri”, theksoi qytetari.
 
“Pak shtrejt është por ctë bëjmë tash, krejt cmimet kanë hypur, ia dalim disi, me një rrogë nuk mund t’ia dalësh a me dy rroga po”, u shpreh qytetari.
 
“Shtrejt, shtrejt”, theksoi qytetari.
 
Tregëtarët: Çmimet janë mesatare, buxheti i ulët
 
Nga ana tjetër shitësit ankohen se kanë fare pak shitje dhe shpresojnë që të ulen cmimet që edhe ata të kenë punë si duhet .
 
“Për momentin nuk kemi punë thuajse një javë ,cmimet nuk janë as të larta as të ulta janë mesatare por buxheti është shumë I dobët ,njerëzit nuk kanë para me ble,ndoshta edhe turshitë I kanë mbaru por cmimet nuk janë shumë të larta ja karrotat 30 den ,brokuli 80 den ka ra, lakra 20 den por kundra viteve të tjera jemi jashtëzakonisht poshte”, shprehet shitësi.
 
“Djathi i përzier është 400 den, cmim që ka qenë si para dy jave kështu ka mbet si para dy jave, kashkavalli 550 -600 den ke edhe te dhenve 800 den. Dobët është shitja momentalisht është shumë dobët, kemi shpresa se do të bëhet më mirë por jo”, theksoi shitësi.
 
“Cmimet janë real 60 den 70, 80 ka ngapak shitje kundra krizës”, shprehet shitësi.
 
“Tërë kohën ka pas ngapak shitje”, theksoi shitësi.
 
Për shpenzimet e nevojshme të një familjeje katër anëtarëshe - të ushqehet dhe të mbahet higjiena me mjete të lira, e të mos ketë as veturë, në tetor janë nevojitur 51.514 denarë, ka llogaritur Sindikata e Sindikatave.Nga atje thonë se shporta minimale sindikale në tetor është rritur për 1.290 denarë në krahasim me shtatorin.
 
Nga fillimi i vitit, shporta sindikale është rritur për 15.703 denarë. Rritja e inflacionit, e cila është në rritje nga muaji në muaj për muajin tetor, arriti në 19,8 për qind, rekord, gjë që ndikon në uljen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe çon në varfërimin e të gjithë popullsisë, tregojnë të dhënat e sindikatës 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI