Maqedoni

Ngrohtorja Shkup Veri: S’kemi para për gaz, ndërpresim ngrohjen për Çairin

13.11.2022 17:55

Ngrohtorja Shkup Veri, njofton konsumatorët e shërbimeve të saj...

Ngrohtorja Shkup Veri, njofton konsumatorët e shërbimeve të saj, se për shkak të gjendjes  aktuale financiare të Kompanisë,  ka probleme me pagesën e gazit natyror, marrë parasysh çmimin e lartë të gazit natyror në shkëmbimet e referencës.
 
Në kumtesën  dërguar mediave, nga kjo ngrohtore thonë e pa ndihmë financiare nga institucionet kompetente për prokurimin e gazit natyror, ngrohtorja Shkup Veri nga kjo e diel  do të ndalë furnizimin me  energji termike për përdoruesit në Komunën e  Çairit.
 
“Kompania Shkup Sever SHA , ka lidhur kontratë për blerje të gazit natyror me kompaninë Prom-Gas Skopje, deri më  31 dhjetor 2022. Nga Komisioni Rregullativ për Energji, me Vendimin për të ardhura maksimale të rregulluara, kostoja e miratuar e derivateve është dy herë më e ulët se ajo aktuale sipas çmimeve të gazit natyror në bursat referente. Për këto arsye, Qeveria, në seancën e 94-të miratoi Konkluzionet me të cilat obligoi shoqatën aksionarenë pronësi shtetërore “Elektranat e RMV-së, të lidhë Marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik për sezonin e ngrohjes 2022/2023, e cila do të rregullojë të gjitha të drejtat dhe obligimet e Ngrohtores Shkup veri, si do të mund të sigurohen mjete financiare për furnizimin me energji termike të shfrytëzuesve nga komuna e Çairit sipas Vendimit për ekzistimin e gjendjes së krizës. Por nga ngrohtorja Shkup Veri thonë se edhe  përkundër përpjekjeve dhe negociatave të bëra nga personat e autorizuar, ende nuk është siguruar mbështetja financiare nga ESM, gjë që e vë në pikëpyetje funksionimin e mëtutjeshëm të kësaj ngrohtoreje” , thuhet në njoftim.