Maqedoni

Standardi studentor, protestojnë studentët: Partnerët e koalicionit të ketë seancë urgjente

13.11.2022 18:23

Para protestës së paralajmëruar të studentëve dhe takimit me Ministrin e Arsimit Shaqiri...

Para protestës së paralajmëruar të studentëve dhe takimit me Ministrin e Arsimit Shaqiri në të cilën do të debatohet për problemet aktuale, partnerët e koalicionit qeverisës kërkojë seancë urgjente në kuvend në të cilën do të debatohet për standardin e studentëve.
 
Nga Lidhja Demokratike thonë se nuk mund të propozohet ligj për subvencionimin e shujtës studentore ose të ndryshohet ligji për arsim sipëror pa u konsultuar studentët dhe Universiteetet.
 
’’Subvencionimi i shujtës studentore, ngrirja e çmimeve në restorantet studentore dhe  shtëpitë studentore. Lirimi i shtëpive studentore dhe fakultetet nga masat për kursimin e rrymës. Rritja e kredive dhe bursave studentore janë ndër kushtet minimale që shteti duhet ti sigurojë për të gjithë studentët pa përjashtim”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike. 
 
Reagime kishte dhe Kryeministri Kovaçevski. 
 
“Kam dhe unë dy vërejtje  të cilat ia përcolla Ministrit të Arsimit. Sa i pëket kërkesës së deputetetit Trajanov për seancë kuvendore , mendoj se është mirë të ketë seancë të tillë kuvendore ku dhe unë do të isha prezent. Këtu mund ta krahasojmë konceptin. Trajanov  është i mirë për një seancë të tillë sepse në kohën kur ishte në koalicion me Gruevskin e dini se si studentët rriheshin në sheshe dhe para Qeverisë dhe do të mund të krahasojmë se si studentët trajtohen nga 2017 deri më tani”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Deputeteja e Partisë Liberal Demokrate  Zajkova mohon se planifikohet shfuqizimi i shujtës studentore por pranon se ka zbrazëtira ligjore për shkak të të cilave është shkaktuar problemi. 
 
“Ndryshimet eligjit e shkatërruan konceptin dhe u ulën në nivelin  epërkrahjes financiare. Gjatë tërë vitit nga Mash nuk u vendos sistempër implementim , ndërsa dispozita e mëhershme skadoi dhe u përballëm me një periudhë vakumi  ku studentët nuk e shfrytëzojnë masën për shka të zbrazëtirave ligjore”, thotë Zajkova. 
 
Edhe pse ndryshimet ligjore u tërhoqën pas reagimeve se të drejtën për shujtë të subvencionuar e humbin apsolventët që marrin bursa dhe prindërit e të cilve kanë të ardhura mujore mbi 18 mij deanarë, sërisht studentët për të hënën caktuan protestë.   
 
FLUTURA LATIFI