Maqedoni
Gostivar, ekspozitë e piktorit nga Kosova, Anton Krasniqi
13.11.2022 18:37
Galeria KULT në Gostivar vazhdon ta begatojë jetën kulturore të qytetit...

Galeria KULT në Gostivar vazhdon ta begatojë jetën kulturore të qytetit, kryesisht me artistë të mirënjohur figurativ. Programin vjetor kjo galeri e begatoi mbrëmë me ekspozitën personale të piktorit nga kosova, Anton Krasniqi, i cili para artdashësve të shumtë u paraqit me peizazhet e tij karakteristike, tematikë kjo që zë vendin kryesor në opusin e tij krijues dhe artistik.
“Unë në këtë ekspozitë marr pjesë me 18 punime . Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të kem një ekspozitë personale në Maqeopninë e Veriut. Falenderoj Ministrinë e Kulturës së Kosovës për mundësinë e dhënë”, u shpreh piktori Anton Krasniqi.
Për veçoritë e peizazheve dhe formave të tjera artistike të ketij piktori, foli kuratorja e kësaj ekspozite Bardha Buza.
“Ndjenja dhe gjurma e brushës dallohet me polot ngjyrë në punët e Antonit. Sidomos në pejsazhin e tij të jep një imagjinatë plot ngjyra e poteza që e dallojnë veprën e tij nga stili”, theksoi kuratorja Bardha Buza.
Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë javës që vjen , një mundësi e mirë për artashësit gostivaras që të njihen dhe përjetojnë me peizazhet e piktorit Anton Krasniqi.
LULZIM HAZIRI
