Maqedoni

Therren me thikë katër djemë në QT "Mavrovasja"

27.01.2015 12:17

Katër djemë janë lënduar me thikë pasi mbrëmë janë sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur në Qendrën Tregtare "Mavrovasja"...

MPB sot kumtoi se mbrëmë në orën 18:30 në QT "Mavrovasja" tre persona të panjohur fizikisht kanë sulmuar M.N. (18), S.I. (18) dhe B.M (23) të gjithë nga fshati Haraçinë dhe J.L (21) nga Shkupi, me ç’rast me thikë u kanë shkaktuar plagë.
 
Personat e lënduar janë dërguan në SOSH "Shën Naumi i Ohrit" me ç’rast për B.M është konstatuar se ka lëndime të rënda trupore, ndërsa tre të tjerëve u është konstatuar se kanë lëndime të lehta. Tani për tani po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit./mia