Maqedoni
Shpërthimi në Stamboll, MPJ: Asnjë kërkesë për ndihmë nga qytetarët e RMV-së
13.11.2022 18:51
Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën...

Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën pas shpërthimit të fundit tragjik në Stamboll.
Konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vendosur në gjendje emergjence. Deri më tani nuk është regjistruar asnjë kërkesë për ndihmë nga ndonjë shtetas i RMV-së.
Në të njëjtën kohë, ju apelojmë se në rast nevoje të mundshme për ndihmë, qytetarët tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit: +905456149777 në Stamboll dhe +38975273732 në Shkup, njoftojnë nga MPJ.
