Maqedoni

Ngushëllime nga kreu shtetëror i RMV-së për popullit turk

13.11.2022 19:02

Pas shpërthimit në rrugën Istiklal pranë sheshit Taksim në Stamboll, kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Pas shpërthimit në rrugën Istiklal pranë sheshit Taksim në Stamboll, kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka dërguar ngushëllimet e tij popullit turk, presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu.
 
“I dërgoj ngushëllimet më të thella popullit vëllazëror turk, familjeve të të vdekurve, kryebashkiakut Imamoglu dhe presidentit Erdogan pas shpërthimit të sotëm në zemër të Stambollit”, ka shkruar kryeministri në Twitter.
 
Edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, ka thënë se është tronditur nga lajmi i shpërthimit.
 
“Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i shpërthimit në Stamboll pasditen e sotme, i cili rezultoi me viktima të shumta. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe të dashurit e tyre. Urime të sinqerta për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thotë Osmani në mesazhin për kolegun e tij turk Mevlut Çavusoglu.