Fetai, Hajrullahi apo Rustemi? Të hënën mësohet kush do drejtojë me PLP-Shkup
Këshilli i prokurorëve publikë, të hënën do të zgjedhë kreun e Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup...

Në konkurs janë regjistruar tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrullahi, si dhe prokurorët e lartë Fatime Fetai dhe Burim Rustemi. Datime Fetai dhe Burim Rustemi kanë qenë prokurorë në ish- Prokurorinë Speciale Publike, e më pas janë zgjedhur prokurorë të lartë.
Këshilli në të njejtën seancë duhet të konfirmojë edhe zgjedhjen e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Pritet të vothet edhe për kryetarët e disa prokurorive - të Prokurorisë së Lartë Publike në Gostivar, si dhe për kryetarët e prokurorive në Veles, Manastir, Kavadar dhe Kumanovë.
Për të hënën është caktuar edhe shpallja për zgjedhjen e katër prokurorëve publikë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
