Maqedoni
Shpërthimi në Stamboll, Grubi: Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave
13.11.2022 19:26
Pas shpërthimit në Stamboll, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi...

Pas shpërthimit në Stamboll, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
“Tronditës lajmet për shpërthimet e sotme në Stamboll që u morën jetën shumë qytetarëve të pafajshëm. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave, dënojmë aktin ç ‘njerëzor të vrasjeve dhe apelojmë për kujdes të shtuar nga ana e bashkëqytetarët tanë që në numër të madh gravitojnë këtë zonë të Stambollit. Jemi bashkë me Turqinë në këto çaste të rënda, të përkushtuar për veprim të përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe çdo akti të dhunës që kërcënon paqen dhe themelet e shëndosha të shoqërisë mbarënjerëzore”, shkruan Grubi.
