Maqedoni
Rinovohet në tërësi stacioni policor në Gazi Babë
13.11.2022 19:38
Me një investim prej 27 milionë denarë, është rinovuar në tërësi stacioni policer në Gazi Babë...

Me një investim prej 27 milionë denarë, është rinovuar në tërësi stacioni policer në Gazi Babë. Në ceremoninë e përurimit ishte kryeministri Kovaçevski, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, zëvendës ministrin Nazim Bushi, drejtorin e Byrosë për siguri publike Sasho Tasevski dhe kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.
Ministri Spasovski theksoi me këtë rast se janë respektuar të gjitha standardet moderne të ndërtimit, duke përfshirë standardet për efikasitet energjitik dhe mbrojtje dhe mjedisit.
“Ekskluzivisht me mjete nga buxheti i Ministrisë, siç është praktika jonë në gjithë këto vite, janë ndarë rreth 27 milionë denarë, me të cilat sot i shtojmë edhe një listës së objekteve të rindërtuara, të rinovuara apo të reja të Ministrisë nga viti 2017, gjegjësisht gjithsej 78 objekte. Infrastruktura e çdo institucioni, është një nga parakushtet themelore për punën e tij efikase dhe cilësore”, theksoi Spasovski.
Në periudhën e ardhshme autoritetet më të larta në MPB premtojnë se do të vazhdojnë me planin e përmirësimit material dhe teknik të kushteve të punës në të gjitha njësitë organizative, duke rrumbullakuar një koncept të avancimit dhe modernizimit të shërbimit policor në tërësi. Që nga viti 2017 janë rikonstruktuar gjithsej 78 stacione policore në mbarë vendin.
