Maqedoni

Festë brenda qytetit të çliruar nga rusët, ukrainasit në Kherson qajnë nga lumturia

13.11.2022 19:50

Vazhdojnë për të dytën ditë festimet në Kherson, teksa trupat ukrainase hynë për herë të parë në qytet...

Vazhdojnë për të dytën ditë festimet në Kherson, teksa trupat ukrainase hynë për herë të parë në qytet, që kur Rusia nisi  pushitmin  në mars.
 
Në çastet kur u dëgjua himni ukrainas një turmë e madhe njerëzish u bashkuan dhe shumë prej tyre po qanin nga lumturia. Flamujt ukrainas tashmë janë kudo, në shtylla, të varur nga makina, të pikturuar në fytyra.
 
Njerëzit takojnë  miq dhe të afërm që nuk i kishin parë prej shumë kohësh.Moska, rreth një muaj më parë, e kishte shpallur atë si kryeqytet administrativ të Rusisë për rajonin Kherson, pas aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve në shtator.Në atë kohë, Rusia pretendoi se pothuajse të gjithë banorët e mbështetën masën, por pasi u larguan trupat ruse në qytetin jugor u pa e kundërta.