Maqedoni

Ndërron jetë një 27-vjeçare në Shkup

13.11.2022 20:03

Sot, pak pas mesnate, në Shkup ka ndërruar jetë një 27-vjeçare të cilës i është përkeqësuar gjendja në një hotel në Shkup...

Sot, pak pas mesnate, në Shkup ka ndërruar jetë një 27-vjeçare të cilës i është përkeqësuar gjendja në një hotel në Shkup, prej ku është transferuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
 
“Me datë 13.11.2022, në ora 00:50 në SPB-Shkup, nga ana e Emergjencës Mjekësore është raportuar se nga një hotel në rrugën “Çairska” për ndihmë mjekësore është marrë R.D.(27) dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune”, njofton MPB.