Botë

Europa në recension, inflacioni dhe kursimi qytetar tkurrin ekonominë

13.11.2022 20:15

Sipas parashikimit të fundit të Komisionit Europian, shumë shtete të Unionit dhe të Eurozonës...

Sipas parashikimit të fundit të Komisionit Europian, shumë shtete të Unionit dhe të Eurozonës, pritet të përjetojnë një tkurrje ekonomike këtë dimër, për shkak të rritjes së paqartësive dhe inflacionit
 
Kriza energjetike, e nxitur nga konflikti Rusi-Ukrainë, ka stopuar rritjen ekonomike, me korporatat që po prodhojnë më pak e qytetarët që kursejnë gjithnjë e më shumë. Shkëmbimet tregtare janë dobësuar ndjeshëm ndërsa politikat monetare janë shtrënguar, gjë që mund t’i çojë vendet e BE, drejt recesionit që në tremujorin e fundit të këtij viti.
 
Sipas raportit, Prodhimi i Brendshëm Bruto, pritet të rritet jo më shumëse 3.3% në vendet e BE dhe 3.2% në vendet e Eurozonës. Ekonomia europiane pritet të tkurret edhe më shumë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ajo mund të nisë rritjen vetëm në 2024.