Maqedoni
Parashikimi i motit
14.11.2022 09:00
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta përgjatë luginave. Do të fryjë erë e lehtë jugore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 6, ndërsa ajo maksimalja do të lëvizë prej 14 deri 19 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 15 gradë Celsiusë.
