Maqedoni
Shkup, dënohen 142 shoferë, 63 për vozitje të shpejtë
14.11.2022 09:47
Në Shkup gjatë ditës së djeshme në aksione të kontrollit në sferën e komunikacionit të cilat i zbaton MPB...

Në Shkup gjatë ditës së djeshme në aksione të kontrollit në sferën e komunikacionit të cilat i zbaton MPB janë shqiptuar gjithsej 142 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se sa lejohet 63 sanksione, 15 masa për vozitje pa patentë shoferi, 14 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe 5 sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë vozitjes së automjetit dhe 3 sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
