Maqedoni
Këshilli i prokurorëve, Islam Abazi pritet të emërohet shef i PTHP NKOK
14.11.2022 11:17
Këshilli i prokurorëve publikë sot pritet të miratojnë vendimin për emërimin e Islam Abazit...

Këshilli i prokurorëve publikë sot pritet të miratojnë vendimin për emërimin e Islam Abazit për prokuror themelor publik të Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup.
Në seancën e sotme të Këshillit, është edhe marrja e vendimit për zgjedhjen e katër prokurorëve publikë në PTHP NKOK, pasi më 27 tetor Këshilli nuk ka zgjedhur asnjë nga gjashtë kandidatët e paraqitur në shpalljen paraprake. Kjo është zgjedhja e parë ku sipas nenit 66, prokurori themelor publik i prokurorisë kundër krimit dhe korrupsionit zgjidhet nga ana e Këshillit të prokurorëve publikë pas votimit të zbatuar nga ana e të gjithë 160 prokurorëve publikë në vend. Prokurori themelor publik i Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit zgjedhet për një periudhë katërvjeçare nga radhët e prokurorëve publikë të zgjedhur me të drejtë zgjedhjes së sërishme.
