Maqedoni

Një gostivaras rastësisht e plagos bashkëshorten

27.01.2015 12:42

Një grua nga Gostivari, (36) me inicialet S.Z. dje është plagosur në këmbë nga ana e bashkëshortit pa kurorë F.M. (46)...

Një grua nga Gostivari, (36) me inicialet S.Z. dje është plagosur në këmbë nga ana e bashkëshortit pa kurorë F.M. (46) derisa ka pastruar pushkën për gjueti, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Gruaja e plagosur nga fshati Banjica e Poshtme në Gostivar është dërguar në Qendrën mjekësore në Gostivar dje në orën 14 e 30 minuta.
 
Sipas MPB-së, F.M ka pastruar pushkën e gjahut që e ka poseduar me leje dhe nga pakujdesia ka gjuajtur një plumb, me të cilin ka goditur bashkëshorten.
 
Punohet në dokumentimin e tërësishëm të rastit./mia