Botë

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, të paktën 3 viktima

14.11.2022 13:45

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të paktën 3 persona kanë humbur jetën...

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të paktën 3 persona kanë humbur jetën.

Të shtënat me armë u shënuan në universitetin e Virginia në Charlottesville, në ndërtesën kryesore të tij.
 
Sipas të dhënave paraprake, një person i armatosur hyri në kampus dhe qëlloi të pranishmit duke vrarë 3 prej tyre dhe duke plagosur 2 të tjerë.
 
Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërkohë që autori është ende në arrati. Autoritetet iu kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi personi i dyshuar është tepër i rrezikshëm.