Tenis

Eliminohet edhe Nadal në "Australian Open"

27.01.2015 12:46

Pas Roger Federer ishte radha e Rafael Nadal për të lënë Australian Open...

Tenisti spanjoll Rafael Nadal pësoi një humbje befasuese përballë Tomas Berdych, me çekun që fitoi në vetëm 3 sete duke siguruar një vend në gjysmëfinale.
 
Spanjolli, në fakt u penalizua dhe nga forma jo e mirë fizike që e shoqëron që prej fundit të vitit 2014 dhe nga kjo Berdych përfitoi maksimalisht duke fituar madje si rrallë herë me shumë lehtësi, ku pengesa e radhës e çekut në gjysmëfinale do të jetë britaniku Endi Marej I cili ishte briljant ndaj favoritit nikoqir Nik Kirjos me 3-0 në sete.
 
Ndërkohë, tek femrat Maria Sharapova shkëlqeu në ndeshjen e radhës në Australian Open duke i dhënë leksion tenisi rivales Eugenie Bouchard.
 
Rusja dominoi ndeshjen ndaj një prej yjeve në rritje të tenisit botëror duke hedhur një tjetër hap drejt trofeut, të cilin e ka fituar në vitin 2008.
 
MaSha fitoi brenda 78 minutash lojë dhe në dy sete, të dyjat bindëse 6-3 dhe 6-2.
 
Ajo në gjysmëfinale do të ketë përballë një tjetër ruse, Ekaterina Makarova, së cilës ju nevojitën vetëm 68 minuta për të mundur 6-4, 6-0, rumunes Simona Halep.