Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve emëroi Abazin në krye të PNKOK-së

14.11.2022 15:13

Islam Abazin zyrtarisht mori “timonin” e prokurorisë më të rëndëdishme për të luftuar krimin dhe korrupsionin e lartë në vend...

Islam Abazin zyrtarisht mori  “timonin” e prokurorisë më të rëndëdishme për të luftuar krimin dhe korrupsionin e lartë në vend. 
 
Ai në në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion erdhi pasi anëtarët e Këshillit të Prokurorëve votuan njëzëshëm për emrimin e tij. 
 
“U theksua se të gjitha lëndet të mbetura në Prokurorinë e Gostivarit dikur u zgjodhën dhe u procesuan falë ndihmës së Prokurorisë së lartë në krye me Islam Abazin dhe kjo gjë mund të merret edhe  si një ndër provat se ai brenda vetës ka aftësi të mëdha menaxheriale për të udhëhequr edhe prokurorinë për të cilën u përgjedh.”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.
 
Këshilli i Prokurorëve të hënën zgjidhet shefi i ri i P.L.P. Shkup
 
Në ndërkohë anëtarët e Këshillit të Prokurorëve e shtynë për të hënën e javës së ardhshme përzgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, pasi që anëtarët e Këshillit kishin kërkuar kohë shtesë për t’i kontrolluar mirë e gjërë dosjet, biografitë dhe vlersimet e tre kandidatëve të paraqitur për këtë vend. 
 
“Vlersuan se u nevojitet kohë shtesë dhe unë këtu  në këtë drejtim nuk mund tju përzihem sepse edhe ashtu jemi brisht me shumicën e votave në Këshillin e Prokurorëve dhe mund të lejojë që dikush të thotë se nuk mund të votojë dhe të largohet. Andaj themë se është mirë që të gjithë të jenë të përgaditur për të përzgjedhur të hënën tjetër shefin e ri të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup.”, tha Jolevski.
 
Për shef të ri në Prokuorisë së Lartë Publike në Shkup  “garojnë” shefi aktual i kësaj prokurorie Mustafa Hajrullahi, dhe ish - prokurorët speciale Fatime Fetai dhe Burim Rustemi. (Rexhep Qamili, TVM2)