Maqedoni
Shkup, mbahet seanca e dytë ndërqeveritare, nëshkruhen dhjetra memorandume bashkëpunimi
14.11.2022 15:21
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Repuvblikë së Shqipërisë mbajtën seancën e dytë të përbashkët ndërqeveritare...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Repuvblikë së Shqipërisë mbajtën seancën e dytë të përbashkët ndërqeveritare, në Shkup. Kryeministrat e dy qeverive përkatëse dëshmuan gadishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjithë fushat, posaçërisht bashkëpunimin për tejkalimin e krizës energjetike dhe ekonomike si dhe bashkëveprimin drejt integrimit në BE.
“Është interes i madh strategjik kombëtar, reciprokisht i të dyja shteteve tona që tëkemi marrëdhënie sa më të forta, sa më vëllazërore dhe sa më të palëkundura, në asnjë lloj stuhije apo në asnjë lloj stine të vështirë, sepse jemi dy enë komunikuese që nuk mund të bajnë dot pa njëra tjetrën ashtu sikundër kemi edhe detyrimin e madh që të punojmë bashkarisht për stabilitetin absolut të të dy shteteve dhe, njëkohësisht për harmoninë absolute mes dy popujve tanë.”, tha Edi Rama, kryetar i Qeverisë së Shqipërisë.
Marrëdheniet mes dy vendeve janë model bashkëpunimi ndërfqinjësor, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij memorandumet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që u nëshkruan si dhe vizioni i përbashkët e dëshmojnë këtë.
“Duheshte vision që rajoni të shihet si tërësi,Shtetet tona si pjesë e tërësisë dhe të veprohet në drejt të një të ardhme të përbashkët evropiane. Duheshin kryesi progresive dhe liderë politik të cilët shohin përpara dhe nga e nesërmja. Është e qartë se sëbashku mundemi më shumë.Prandaj për pak vite, përmes vullnetit të sinqertë politik për përparim arritëm më shumë se sa mund të imagjinohej. Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kurrë s’kanë qenë më të mira se sot.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar Qeverisë.
Në seancën e dytë ndërqeveritare u nënshkruan dhjetëra memorandum dhe marrëveshje bashkëpunimi mes qeverive të dy vendeve përkatëse, ndër të cilat është Memomrandumi në fushën e energjetikës, Memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, me theks të veçantë përfundimin e Korridorit 8; Memorandumi për çështje të lidhura me integrimin dhe trajnimin diplomatik si dhe Morandum për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
SHPËTIM NUREDINI
