Maqedoni

Aktivist të pa kënaqur të Alternativës, kërkojnë shkarkimin e minsitrit Sali

14.11.2022 15:35

Njëmbëdhjetë aktivist nga dega e Çairit e partisë Alternativa kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali...

Njëmbëdhjetë aktivist nga dega e Çairit e partisë Alternativa kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Sipas tye ministri nuk ka realizuar synimet politike të partisë, përfshi mosmarrjen e dy drejtorive në klinikën Universitare dhe kryetarin e bordit drejtues në Fondin Shëndetësor, por edhe pakënaqësi të tjera. 
 
“Reagojmë fuqishëm për inkopetencën dhe inpotencën e minsitrit për mosrealizimin e synimeve tona politike nga ana e tij, anadaj ne anëtarët e postpëshënuar të organit më të lartë partiak kuvendit qëndrorë nga dega e Çairit në emër të bërthamës partiake dhe aktivistëve dhe në emër të kauzës që kemi promoviar tash e sa vite reagojmë për çëlshtjet si vijon. Mosmarrja e dy drejtorive në klinikat universitare, kryetarin e bordit drejtues në Fondin Shëndetësor, që na takonin sipas marrveshjes politike, vende këto ku do të mund të realizoheshin politikat shëdnetësore në vend.”, tha Meriton Civuli, aktivist i Alternativës.
 
Paoshtu ata theksojnë edhe mosavancimin e kuadrove shqiptare, mungesën e projekteve konkrete për investime kapitale në klinikat dhe ambulancat në vendbanimet shqiptare. Apo mospërfillja e kërkesave të bazës. Ata kërkojnë nga kryetari i partisë Afrim Gashi që konform kompentecave që ka, dhe obligimeve me të cilat e ngarkon Statuti i partisë që në afat prej 10 ditësh të inicojë shkarkimin e Ministrit. 
 
Dega e Çairit e Alternativës: Nuk ka vërejtje për punën e asnjë zyrtari
 
Ndërkohë kundër këtij grupi kanë reaguar nga Dega e Çairit e partisë Alternativa, nga e cila theksojnë se emërimi dhe shkarkimi i funksionarëve është e drejtë e Kryesisë Qendrore të Alternativës, ndërsa në organet e degës nuk ka pasur asnjë ankesë për asnjërin nga bartësit e funksioneve nga rradhët e kësaj partie.  
 
“As në Kryesinë e Degës e as në Kuvendin e Degës, që është mbajtur para do kohe, nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe ky reagim i sotëm nuk ka të bëjë me Degën e Çairit, por mund të jetë rezultat i pakënaqësive personale. Sidoqoftë, unë dua të kujtoj se, sipas Statutit të partisë, çështja e emërimit dhe shkarkimit të funksionarëve të partisë nuk është në kompetencë të degëve, por është e drejtë e Kryesisë Qendrore të Alternativës”, thuhet në reagimin e degës së Çairit me kryetarë Faton Fazliu.
 
ERSAN PAJAZITI