Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Rama: Do të ishte fatale, kthim mbrapa për RMV-në

14.11.2022 16:06

Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE mbetet prioritet i dyja vendeve...

Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE mbetet prioritet i dyja vendeve. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama konsideron se Maqedonia e Veriut do të hapërojë së bashkë me Shqipërinë duke kryer ndryshimet kushtetuese, pasi në të kundërtën vendi do të vetëizolohej.
 
“Vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patritizmi I shtirur mund ti kthejë në arsye për tu përçarë mes veti dhe në arsye për të krijuar përsëri probleme për këtë vend, ndërkohë që ky vënd ka nevojë të vrapojë njësoj sit ë gjithë vëndet e tjera për të kapur kohën e humbur. Kushtetuta juaj ka një sër minoritetesh të përcaktuara, që do të thotë që është një model I njohur, nuk është një shpikje dhe nuk ëhstë një rast unikal në biblotekën e kushtetutave të planetit dhe që duhet plotësuar.”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 
 
Kovaçevski fton deputetët në përgjegjësi
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe njëherë ftoi deputetët t’u përgjigjen pozitivisht ndryshimeve kushtetuese, duke theksuar se kërcënimi për të kundërshtuar të njëjtat vjen nga E Majta.
 
“Kjo parti ka marrë peng edhe kryetarin e VMRO – DPMNE-së dhe këtë parti, pasiqë ai është I dobët , pa qëndrim, pa vizion. Konsideroj se një priomani të tillë politik nuk duhet lejuar që të ndërpresë rrugën europiane të shtetit. Varet nga 120 deputetët në kuvend rrugëtimi eurointegrues. Ata të gjithë aknë ëprgjgjesi , jo para meje, por para fëmijëve të tyre që të marrin vendim për një të ardhme europiane.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Ballkani i Hapur, Rama: Samiti i rrahdës në Shqipëri
 
Kryeministri Rama duke mos hequr dorë nga Procesi i Berlinit ritheksuan rëndësinë e Ballkanit të Hapur. Rama paralajmëroi mbajten e samitit të rradhës të ballkanit të hapur në Shqipëri.
 
“Po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi shumë të kënaqur që tanimë ka edhe vënde të tjera që duan të jenë pjesë integrale e këtij procesi, pavarësisht se tre vëndet tona mbeten motori I Ballkanit të Hapur, dhe më vjen jashtazkonisht mir poashtu, e kemi diskutuar që edhe procesi I Berlinit ka ristartuar, ndër të tjera sepse ka provuar që Ballkani I Hapur nuk është asgjë tjetër, përveç se një njësi jetësimi I procesit të Berlinit.”, tha Rama.
 
Edhe kryeministri  I vendit Dimitar Kovaçevski është shprehur pozitivisht Ballkanit të Hapur duke thënë se nga I njëjti askush nuk duhet frikësuar, pasië është ide origjinale për bashkëpunim dhe heqje të kufijve sikurse në europën e bashkuar.
 
MERALE ISMAILI