Maqedoni

SHGM dhe TVM nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

14.11.2022 16:20

Me qëllim ngritjen e standardeve dhe profesionalizimit në gazetari SHGM dhe Televizioni i Maqedonisë....

Me qëllim ngritjen e standardeve dhe profesionalizimit në gazetari SHGM dhe Televizioni i Maqedonisë nënshkruan memorandum baskëupunimi. 4 herë në vit gazetarët, kameramanët dhe të punësuarit e tjerë në Televizionin e Maqedonisë të cilët dëshirojnë të përfitojnë njohuri të reja do të marrin pjesë në trajnimet të cilat do ti realizon SHGM.
 
“Me këtë memorandum ne obligohemi që në peridhën e cila është para nesh dhe viteve në vijim të realizojmë trajnime për profesionalizim dhe për përmirsim të vahzdueshëm të standardeve në punën e punëtorve në televizionin e Maqedonisë si parakusht që në mënyrë të vazhdueshme të ngrisim kualitetin e përmbajtjeve por edhe në ndërtimin e kapaciteteve në kuadër të TVM-së.”, tha kryetari i SHGM-së, Mladen Cadikovski. 
 
Nëpërmjet shkëmbit të përvojave ky bashkëpunim do të ndikoj në avancimin e mënyrës së informimit  thonë kryeredaktorët e tre serviseve të TVM-së.
 
“Trajnime të tilla shpresoj që do ti ndihmojnë sidomos gazetarët e rinj për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh gazetar i një medie publike, e cila në etërin tonë televiziv por edhe më gjërë do duhet të vazhdojë të mbajë primatin… Është jashtëzakonisht e rëndësishme ky memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë për të mësuar prej përvojës tyre prej ekspertëve të tyre dhe për ti bashkuar përvojat tona për të bërë atë që ne dimë për të bërë më mirë, të jemi më të mirët në eterin televiz.”, tha kryeredaktorja e TVM2, Migena Gorenca.
 
“Konteksti i nënshkrimit të këtij memorandum është në korelacion me rolin dhe misionin e servisit publik e ajo është që të ndihmohë dhe stimulon çfarëdo lloj krijimi audiviz vendor në të njejtën kohë të ofrojë besueshmëri, kualitet  dhe transparencë në përmbajtjet e tyre.”, tha kryeredaktorja e TVM1, Aneta Andonova.
 
“Atëherë kur do ti bashkojmë përvojat tona mendoj se do të ndikojë që të prodhojmë program më kualitativ në Televizionin e Maqedonisë nga e cila mund të përfitojnë edhe medumet private.”, tha kryeredaktori i TVM4, Erhan Hasip.
 
Gazetarët dhe kameramatët e TVM-së veçmë disa herë ishin pjesë e trajnimeve të organizuara nga SHGM-së ku u diskutuan lufta kundër dezinformatave dhe përgatitja e kronikave hulumtuese. 
 
GAZMEND KURTISHI