Maqedoni

Familja Rushiti në Tetovë, brenda një jave duhet të largohet nga shtëpia

14.11.2022 16:48

Komuna e Tetovës nuk arriti të rrënoj shtëpin e Ismail Rushtit që është pengesa e vetme...

Komuna e Tetovës nuk arriti të rrënoj shtëpin e Ismail Rushtit që është pengesa e vetme per hapjen e Bulevardit Bllagoja Toska. Pronarit I është dhënë afat një javor   që i njejti të leshoj shtëpin. Rushit tha se janë marrë vesht që komuna do të duhet të paguaje çmimin në bazë te vlersimit, dhe në të njejtën kohë ti lejon ndërtimin në pjesën e ngelur. 
 
“Ne e vendosëm dy javë të qëndrojm, pastaj të shohëm me vlersim cka do ndodhë,edhe ajo cka do ngel. Një herë për dy javë ditë,do qëndrojm edhe dy javë. Bredna kësaj dy jave ne duhet të leshojm shtëpin, dhe ato, të na japim paret vlersim sa e ka caktuar, dhe të bëhet plani të ndërtojm aty.Na kanë thënë se kërkesën ton do e marrin parasysh,sa ka dhenë vlersimi,dhe të ndërohet pak plani të ndërtojm aty, si krejt qyteti cka është mbi 30% nuk jemi vetëm ne,dhe ne e lirojm është shumë punë e pastërt.Jetoj 60 vjet me gjashtë fëmij,dhe e lirojm ate nuk jame kunder rrugës. Ashtu siç kërkojm ne thonë do ta realizojn po tani nuk e dimë”, u shpreh Ismail Rushiti pronar i shtëpis Bllagoa Toska.
 
Të njejtën e pohojnë edhe nga Komuna e Tetovës.
 
“Ata kanë kërkuar nga ne që brenda një javor që i njejti ti largojn të gjitha ato mjete. Po ne kemi kërkuar nga avokati i tij që me shkresë ta  derzon kërkesën në komunën e Tetovës,dhe ti japim afat nje kavor që të mund të bënë zhvendosjen e orendive teshave. Situata është kështu personi  që ka 420 m2 350 i merren, komuna dhe për atë vlerë ai e merr shumën që e ka vendosur eksproporimi gjegjësisht drejtoria e pronësisë në kuadër të Ministrisë së financave ato e kanë bërë eksproporimin nuk e ka bërë komuna e Tetovës. Komuna e Tetovës vetëm benë realizimin dhe pagesën ta cilën e kanë vlersuar ata pjesa tjetër 75m2 i ngelën pronarit”, theksoi kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmishi.
 
Në vend të ngjarjes sot ishin pjestar të policiës, avokat dhe familjar të pronarit. Komuna e Tetovës thotë se ka përfunduar procesi gjyqësor dhe ka vendim gjyqësor dhe ajo tokë tani i takon komunës se Tetovës.
 
VISAR SADIKI